Deliu: Deputetët po shkojnë në Ujman, asnjëri nuk ka zgjidhje për minatorë - NACIONALE

Deliu: Deputetët po shkojnë në Ujman, asnjëri nuk ka zgjidhje për minatorë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj grevës së minatorëve, grevë e cila po injorohet nga të gjithë.

Deliu tha se deri sa ministra, deputetë e aktivistë të pushtetit po shkojnë çdo ditë në Ujman e në pjesën veriore të Kosovës me polici e sigurim, asnjëri prej tyre nuk ka angazhim për zgjidhje të situatës së tyre.

“Këta janë minatorët e Trepçës. Data 28 korrik, ende pa rroga. Greva e tyre po injorohet nga të gjithë.

Derisa ministra, deputetë e aktivistë të pushtetit po shkojnë çdo ditë n’Ujman e në pjesën veriore t’Kosovës me polici e bodyguarda, asnjëri prej tyre s’ka angazhim për zgjidhje të situatës së tyre.

Për keqardhje!”, shkruan Deliu.

Lajme të ngjashme