Deliu: Qeveria e ndryshimeve të mëdha, të raporteve institucionale
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas raportimeve për ndryshimin e raportit të auditimit në lidhje me shpenzimet e pushtetit në karburant.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka ironizuar me Qeverinë.
“Qeveri e ndryshimeve të mëdha - të raporteve institucionale. Sa dobët. Sa keq. Sa të paaftë!” – ka thënë ajo.
Zyra Kombëtare e Audimit, ka ndryshuar Raportin Kombëtar të Auditimit, dy muaj pas publikimit në faqen zyrtare i cili kishte gjetur mbi 31 milionë euro shpenzime të Qeverisë në karburante.