Deliu në Prokurori Speciale për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes - NACIONALE

Deliu në Prokurori Speciale për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu, këtë të hënë është paraqitur pranë Prokurorisë Speciale, për të denoncuar profilet me emra grash që përhapin gjuhë të urrejtjes. Ajo e paralajmëroi këtë denoncim ditë më parë, kur u zbulua identiteti i njërit nga profileve, me emrin fallco “Lule Gjeli”.

Viteve të fundit ajo që kemi parë si shtet dhe si institucione, kemi parë përhapje të skajshme të gjuhës së urrejtjes, linçit dhe rrezikim të sigurisë së qytetarëve të Kosovës. Ekzistojnë profile të rreme në rrjete sociale që në mënyrë sistematike, kanë cenuar dhe kanë ndikuar që të përhapin gjuhë të urrejtjes. Unë jam e përfshirë në këtë rast. Kam kërkuar nga Prokuroria Speciale që ta trajtojnë këtë rast. “ – tha Deliu pasi doli nga Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme