Deliu-Kodra: Presim që projektligji për rregullimin e çmimit të barnave të kalojë - NACIONALE

Deliu-Kodra: Presim që projektligji për rregullimin e çmimit të barnave të kalojë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, pas mbledhjes së kryesisë është deklaruar se projektligji për rregullimin e çmimeve është iniciativë e tyre, andaj e njejta shpreson qe të kalojë.

“Si PDK kemi synuar ta rregullojmë çmimin e barnave, që qytetarët të mos paguajnë çmime të ndryshme për barnat e njëjta. Kjo iniciativë është e vitit 2019, e PDK-së. Ajo vjen sot përkundër se brenda komisioneve nuk kemi marrë mbështetjen e deputetëve të shumicës. Shpresojmë Kuvendi ta miratojë një projektligj në mënyrë që të mos rëndohet xhepi i qytetarëve. Presim që projektligji të merr mbështetjen e shumicës, është nevojë jo vetëm e atyre që çdo ditë kanë nevojë të blejnë çdo ditë, por iu ndihmon edhe kompanive farmaceutike në Kosovë”, tha Deliu Kodra.

Lajme të ngjashme