Deliu-Kodra: Po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja - NACIONALE

Deliu-Kodra: Po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu-Kodra, beson se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, për çka, sipas saj, përgjegjësia bie mbi kryeministrin Albin Kurti.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Deliu-Kodra u shpreh se Kurti nuk është i interesuar të sigurojë një marrëveshje politike për çështjen e Presidentit, por po ndjek një qasje që, sipas saj, e çon vendin në një proces të ri zgjedhor.

“Ne po shkojmë pashmangshëm drejt zgjedhjeve të reja dhe këtë me vullnetin politik të z.Kurti, i cili nuk do të siguroj marrëveshje”.

“Në rast se ti i fton palët dhe pas takimet del e prapë tenton të marrësh përkrahjen e publikut se të njëjtit janë të pamjaftueshëm për ty, kjo është vetëm një lojë të cilën ai do ta përdorë për zgjedhje”, tha ajo.

Lajme të ngjashme