Deliu-Kodra për konfiskimin e pasurisë: VV-ja e ka shpikur ujin e nxehtë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka kritikuar ashpër Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë.
Madje, ajo ka ironizuar duke thënë se pushteti e ka zbuluar ujin e nxehtë.
“Në politikë e mundshmja dhe e drejta ndahen nga një fije e hollë. Në një shtet ligjor, nuk do të duhej të kishte të mundshme, jashtë asaj që konsiderohet e drejtë. VV-ja ka provuar të ndërrojë këtë formulë. Të gjithë e kemi ditur se kjo iniciativë, se një gjë e tillë është asgjë më shumë se sa një hesap elektoral, e nuk ka të bëj as me drejtësinë e as me ligj. Këtë e ka vërtetuar edhe Venecia. Komisioni fatmirësisht e ka frenuar një tendencë të tillë, duke ia bërë të qartë kësaj qeverie që domeni shtetëror, nuk do të duhej të shndërrohej në domen partiak”, tha deputetja e PDK-së.
“Duke qenë në opozitë patën kohë të mjaftueshëm me propaganda rreth tyre, aq sa dikur filluan edhe vet me besu që ishte propagandë, derisa këta erdhën në pushtet. E tash menduan se e kanë shpikur ujin e nxhetë. Morën guximin me fy intelegjencën e popullit, duke e shitur këtë gjë që i kontribuon sundimit të ligjit. Krejt kjo e amniston krimin e korrupsionin”, deklaroi më tutje Deliu-Kodra.
“Prandaj, PDK-ja po ua heq dilemën. Ne jemi përgjegjësi për secilin cent që ka përfituar dikush. PDK është për llogaridhënie. Në 3 drejtime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, përfundoi ajo.