Deliu-Kodra i reagon ashpër ministres në detyrë: Fashizmi i Fitore Pacollit buron nga babai i saj ideologjik, Albin Kurti
Kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka reaguar ashpër ministres në detyrë të Ambientit, Fitore Pacolli, e cila dje ka fyer rëndë qytetarët e Skenderajt.
Ajo ka bërë me dije se fashizmi i Fitore Pacollit buron nga babai i saj ideologjik, Albin Kurti.
“Fashizmi i Fitore Pacollit buron nga babai i saj ideologjik, Albin Kurti. Përçarje, urrejtje dhe linçime deri në fund. E gjithë kjo vjen nga një ish-ministre që pasurinë e qytetarëve ua shpërndante familjarëve të saj. Pastaj habiten pse ka reagime… Epo, dy duar mbi kry!”, ka shkruar ajo.