Deliu-Kodra: As Haxhiu as Pacolli, asnjëherë nuk janë sulmuar pse janë gra - NACIONALE

Deliu-Kodra: As Haxhiu as Pacolli, asnjëherë nuk janë sulmuar pse janë gra

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja Blerta Deliu hedhi poshtë çfarëdo pretendimi se kritikat ndaj deputeteve Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli kanë prapavijë gjinore. Ajo theksoi se as Haxhiu dhe as Pacolli nuk janë sulmuar për shkak të faktit që janë gra.

Në anën tjetër, Deliu kujtoi diskursin brutal të Haxhiut gjatë kohës së opozitës që, sippas saj, ka ndikuar në thellimin e ndarjes shoqërore.

“As zonja Haxhiu as zonja Pacolli, asnjëherë nuk janë sulmuar pse janë gra – nuk ka pasur seksizëm ndaj tyre. Unë dua të kujtoj para opinionit publik deklaratën e tmerrshme të zonjës Haxhiu si deputete e opozitës që e kishe drejtuar ndaj Kadri Veseli – “kriminel” disa herë. Pra, kjo ka qenë gjuha e përshkallëzuar e atyre që s’kanë marrë përgjegjësi për fjalën publike por kanë linçuar, kanë nda shoqëri deri në përmasa më të thella dhe më të tmerrshme.” – deklaroi Deliu-Kodra në T7.

Lajme të ngjashme