Deliu-Kodra: Albin Kurti,, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë
Deputetja e Partisë Demokratike, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të VV-së, Albin Kurti, të cilin e akuzon se po sulmon Gjykatën Kushtetuese për vonesat në konstituimin e institucioneve.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se Kurti sa herë përballet me dështime apo sfida, mundohet të gjejë fajtorë të tjerë, kësaj here duke ia adresuar përgjegjësinë Kushtetueses dhe partive opozitare.
“Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë. Tani ai po akuzon Gjykatën Kushtetuese dhe partitë opozitare për vonesat në konstituimin e Kuvendit, duke injoruar shkeljet e njëpasnjëshme të Kushtetutës që i ka bërë ai dhe partia e tij”, ka shkruar deputetja.
E njëjta thotë se e vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë dhe ka vetëm një emër, e që sipas saj është Albin Kurti.
“E vërteta për bllokimin e Parlamentit dhe institucioneve është e qartë: përgjegjësia ka një emër, Albin Kurti. Të tjerat janë propagandë e pastër”, u shpreh Deliu-Kodra.