Deliu: Jam krenar që kam lindur në kohën për t'u rritur dhe për t'u bërë ushtar i UÇK-së - NACIONALE

Deliu: Jam krenar që kam lindur në kohën për t'u rritur dhe për t'u bërë ushtar i UÇK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale raportoi sot se kryeministri Albin Kurti ka ndërhyrë për ta sharkuar nga ndërmarrja “Infrakos”, Arsim Deliun, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dhëndërr i familjes së Kadri Veselit, i cili që nga viti 2015 është sekretar i kompanisë.

Rreth kësaj çështje Deliu ka reaguar me një status të shkurtër në Facebook. Sipër shkrimit të gazetës Nacionale, Deliu ka duke shkruar se është krenar që ka qenë ushtar i UÇK-së.

“Jam krenar që kam lindur në kohën për tu rritur dhe për tu bërë ushtar i UÇK-së”, ka shkruar Deliu.

Sipas burimeve të Nacionales, Rizvanolli ka kërkuar disa herë që të shkarkohet Deliu, që është dhëndër i familjes së Kadri Veselit, ish-kryetarit të PDK-së.

"Edhe ministrja e ka kërkuar disa herë shkarkimin e Deliut dhe të tjerëve që llogariten njerëz të PDK-së", vijuan burimet.

Madje, ishte edhe vetë Kurti që ua kërkoi së paku një herë shkarkimin e Deliut, kjo gjatë një takimi me Bordin që tashmë ose janë dorëhequr ose shkarkuar.

Lajme të ngjashme