Delegacioni nga Portugalia pritet në takim nga deputetët e Kosovës, biseduan për liberalizimin e vizave - NACIONALE

Delegacioni nga Portugalia pritet në takim nga deputetët e Kosovës, biseduan për liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur sot në takim një delegacion nga Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë të kryesuar nga Sergio Sousa Pinto.

Haki Abazi, si kryetari i Komisionit të Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Gjatë këtij takimi u biseduan prioritetet e politikës së jashtme të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës siç është çështja e liberalizimit të vizave, anëtarësimi i Kosovës në KiE, anëtarësimi në në NATO she pjesëmarrja në programin e Partneritetit për Paqe, etj”, ka shkruar Abazi.

Ai tutje ka deklaruar se gjatë këtij takimi ka theskuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit midis të dyja vendeve dhe jo vetëm në nivel parlamentar, por edhe në shkëmbim të studentëve, në tranzicion të energjisë, në shkëmbime tregtare dhe bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

“Delegacioni Portugez ritheksoi rëndësinë dhe prioritizimin që do i japë formimit të grupit parlamentar të miqësisë Porugali-Kosovë, si dhe përkrahjen që do i japë Kosovës në të gjitha proceset e rrugëtimit dhe integrimit në BE dhe njohjeve të reja”, ka shkruar tutje Abazi.

Lajme të ngjashme