Delegacioni i Kosovës në Këshillin e Evropës, pritet të caktohet raportuesi për Kosovën
Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga deputetët, Besnik Tahiri (AAK), Arben Gashi (LDK) dhe Ariana Musliu-Shoshi (PDK) po qëndrojnë për vizitë tre-ditore në Këshillin e Evropës.
Në një video që ka publikuar Tahiri i AAK-së ka thënë se sot do të kenë disa takime në të cilat pritet të caktohet edhe raportuesi për Kosovën në KiE.
“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni.” – ka shkruar Tahiri.
Shkrimi i tij: