Del abetarja e përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë - NACIONALE

Del abetarja e përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se është botuar abetarja e parë e përbashkët, mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Rama ka shkruar sa kjo abetare është krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive mes të dyja vendeve.

😍GËZUAR ABETAREN E PARË TË UNIFIKUAR, krijesë e bashkimit të vullneteve të qeverive të Shqipërisë🇦🇱dhe🇽🇰Kosovës, për të gjithë fëmijët shqiptarë këtej e andej bjeshkëve, e kudo ata ndodhen❤️”, ka shkruar Rama.

Edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shkruar në Facebook se me 1 shtator kjo abetare do të jetë në duart e çdo vogëlushi.

Ky vendim për të bërë abetarën e përbashkët, kishte vite që ishte marrë në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, por që nuk ishte themeluar.

Lajme të ngjashme