Dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në pritje të (mos)vendimit të Kushtetues për "masën e përkohshme" - NACIONALE

Dekreti për shpalljen e zgjedhjeve në pritje të (mos)vendimit të Kushtetues për "masën e përkohshme"

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Osmani s’e nënshkruan ende dekretin për datën e zgjedhjeve, po pret (mos)vendimin e Kushtetuetses për “masën e përkoshme”

Bekim Kupa nga kabineti i Presidencës së Kosovës, tha se Vjosa Osmani ende s’i ka vendosur firmën dekretin për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Kjo për arsye se, siç tha ai për media, Osmani është në pritje të qëndrimin të Gjykatës Kushtetuese në rapot me kërkesën për vendosjen të “masës së përkohshme” që ka kërkuar Vetëvendosje.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese.

Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, tha Kupina.

Lajme të ngjashme