Deklarohet edhe ambasadori britanik: I lumtur për thirrjet që të respektohet Kushtetuta e Kosovës
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është i lumtur për thirrjet e fundit që janë bërë që Kushtetuta e Kosovës të respektohet
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo duhet të respektohet, qoftë për Manastirin e Deçanit, qoftë për artikullin 11.
“Jam shumë i lumur të shoh thirrjet që Kushtetuta e Kosovës të implementohet, qoftë kjo vendimi për Manastirin e Deçanit, qoftë artikulli 11. Çfarë është e nevojshme, është komunikim më i mirë me komunitetet e prekura dhe dhe zbatimi i masave për t'i lejuar njerëzit të përshtaten.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, në lidhje me këto thirrje, dje u deklarua edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ai pati edhe disa fjalë për partnerët ndërkombëtarë:
“Nuk ka logjikë në një rast të insiston bashkësia ndërkombëtare që Kushtetuta të implementohet, si rasti i tokës për Manastirin e Deçanit.
Pastaj kur është fjala te neni 11 në Kushtetutë ku thuhet se ka vetëm një monedhë në Kosovë, të njëjtit miq të thonë po këtë mos e zbatoni." - tha ai.