Deklarohen sërish nga KEDS-i: Na pret një dimër i vështirë, qytetarët rrezikojnë të mërdhihen - NACIONALE

Deklarohen sërish nga KEDS-i: Na pret një dimër i vështirë, qytetarët rrezikojnë të mërdhihen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë qe Kosovën po e pret një dimër shumë i vështirë dhe i paparashikueshëm. Ai theksoi se qytetarët rrezikojnë të merdhihen nëse vazhdojnë të ngrohen me energji elektrike.

“Janë tri faktor të cilit e rrisin stabilitetin apo para shikueshmërinë. E para është prodhimi vendor, e dyta është kërkesa dhe e treta është çmimet në brezat ndërkombëtarë. Prodhimi vendor aktualisht është aq sa janë kapacitetet e caktomë dhe nuk mund të lëvizin, kërkesa është ajo që mund të lëvizë. Nëse kërkesa është kontabël me prodhimin vendor atëherë ne nuk do të kemi probleme, mirëpo, fatkeqësisht indikacionit janë që situata do të jetë më e keqe se vitin e kaluar kur çmimet veç se ishin në qiell, ndërsa këtë vit çmimet janë dukshëm më të larta se vitin e kaluar”, tha ai.

Buzhala ka apeluar për kursim të energjisë elemtriike.

“Prandaj, situata është shumë e paparashikueshme, mirëpo ajo që mund të themi tash është qe na pret një dimër jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe shumë më i vështirë se vitin e kaluar. Po hymë në ujëra të turbullta, qytetarët duhet të ngrohen me forma alternative, pasi që me energji elektrike rrezikojnë të merdhihen”, bëri të ditur ai

Lajme të ngjashme