Deklarata e mbledhjes së përbashkët: Serbia duhet ta dorëzon në Kosovë terroristin Milan Radojçiq
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë sot kanë miratuar një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratën, e cila është miratuar në fund të seancës se sotme, synohet që të dy vendet të ecën përpara.
Deklarata e lexuar nga kryeparlamentari Konjufca përmban disa qëllime.
“Qëllimi i mbledhjes është koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave tona strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade, integrimin euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin tonë në NATO dhe BE, dhe njohjen përfundimtare të Kosovës si realitet i pakthyeshëm gjeopolitik, mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, si dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar për zhvillim, për demokratizim, për paqe e për sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka thënë Konjufca.
Ndër të tjera, me këtë deklaratë i kërkohet Serbisë që ta dorëzoi të institucionet e Kosovës kriminelin Milan Radoiçiq.
“Duke i bërë thirrje Serbisë që ta dorëzoj në Kosovë terroristin Milan Radojçiq që qëndron pas këtij sulmi dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në mënyrë që ata të dalin para drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë i bëjmë thirrje Serbisë të tërhiqet nga qasjet e deritashme penguese për zbardhjen e këtij akti të rëndë të agresionit me pasoja destabilizuese dhe më gjerë“, ka thënë Konjufca, raport KP.