Dejona Mihali përzihet në punët e LDK-së, i “diftohen” sërish Përparim Rama dhe Sami Lushtaku
Koordinatorja e komiteteve në VV-së Dejona Mihali, është përzier pak në zhvillimet e brendshme të LDK-së.
Ajo ka dhënë mendime paushallë lidhur me debatin e fundit që ka nisur në këtë parti.
Në profili e saj në Facebook, ajo ka pretenduar se në këtë përplasje kanë gisht kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, dhe ai i Skenderajt, Sami Lushtaku.
“E paskan nis planin e PërpaSaMive me QUranin në qosh, me e prish nga brenda LDK. Kaq iu desh, zgjedhjet lokale, dy bllokada shtetit tash gati me ia vënë dërrmën. Avazi i vjetër. Kur LDK për të njëqindën herë bie në kurthin e njëjtë të krimit të organizuar. Futjani dhe një rend për gazin tash. Se e keni kënaq strategjinë në të gjitha anët”, ka shkruar ajo.