Dejona Mihali nuk shihet gjëkundi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së
Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, u zgjodh si kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, nuk u pa gjëkundi në sallë.
Ndonëse Mihalin jemi mësuar ta shohim zakonisht të ulur në rendin e parë të karrigeve gjatë mbledhjeve të kësaj partie, këtë herë ajo nuk u shfaq as në karriget e fundit.
Mihali u shndërrua në qendër të vëmendjes pas skandalit të raportuar ekskluzivisht nga Nacionale, lidhur me mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

