Dejona Mihali ‘merret’ me muzikë, shpërndan edhe “heavy metal”
Kërshëria kombëtare për ta njohur Dejona Mihalin - koordinatoren e komiteteve të VV-së që thuhet të jetë shumë e pushtetshme në këtë parti – nuk ndalet. E tash ajo, i ka shtuar edhe një ‘mister’ tjetër vetes.
Znj. Mihali ishte raportuar se madje edhe i shkruan fjalimet e deputetëve të Vetëvendosjes, apo i redakton ato.
Ajo u përmend edhe nga deputeti Haki Abazi së fundi, pasi u lajmërua shkarkimi i tij nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme.
Gjatë këtyre dy ditëve, Mihali ka shpërndarë në llogarinë e saj në Facebook muzikë me gitare elektronike, muzikë “heavy metal” dhe një tjetër me violinë. Asnjë prej këtyre nuk e ka shoqëruar me ndonjë mendim.
Mes këtyre shpërndarjeve është edhe grupi i famshëm anglez, Judas Priest.