‘Dejona e ka një pozitë shumë të rëndësishme’: Mehmetaj publikon videon e Konjufcës ku flet për Mihalin - NACIONALE

‘Dejona e ka një pozitë shumë të rëndësishme’: Mehmetaj publikon videon e Konjufcës ku flet për Mihalin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një video të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ku fliste për kryetaren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Aty, Konjufca kishte thënë se Mihali ka një pozitë shumë të rëndësishme në VV, si dhe kishte treguar që ajo u ndihmon deputetëve në përgatitjen e qëndrimeve dhe fjalimeve të tyre.

“Dejona Mihali e ka një pozitë shumë të rëndësishme në VV. Është kryetare e komiteteve të VV. Komitetet e bëjnë politikën e VV-së, ep rodhojnë politikën profesionale të VV. Dhe politika profesionale është në bashkëpunim me deputetët, se si t’i përgatisin qëndrimet e tyre, si t’i përgatisin fjalimet e tyre, edhe unë konsultohem ndonjëherë me Dejona Mihalin, por nuk mendoj se ajo më jep urdhra mua.” – kishte thënë ai.

Vlen të theksohet se Prokuroria Speciale e Kosovës ftoi të premten Mihalin për intervistim.

Burimet e Gazetës Nacionale bënë të ditur se zyrtarja e lartë e partisë në pushtet u intervistua nga prokuroria për rastin e ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe kryeshefin e ndërmarrjes Ibër Lepenc, Faruk Mujka.

Lajme të ngjashme