Defekt i madh në rrjet, Ujësjellësi "Prishtina" njofton për ndërprerje të ujit në “Bill Clinton” dhe “Lakrishtë”
Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në një pjesë të rrugës “Bill Clinton”, si dhe në lagjen “Lakrishtë”.
Kjo për shkak të një defekti të madh të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në afërsi të lagjes “Dardania”.
Gjithashtu, kanë njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në terren për lokalizimin dhe sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti të madh të paraqitur në rrjetin e ujësjellësit në afërsi të lagjes “Dardania”, është bërë e domosdoshme ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë në disa zona.
Si pasojë e këtij defekti, pa furnizim me ujë do të mbesin një pjesë e rrugës “Bill Clinton”, si dhe lagjja “Lakrishtë”.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në terren për lokalizimin dhe sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi do të normalizohet menjëherë pas përfundimit të punimeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për funksionimin e rrjetit.