“Deeskalimi dhe normalizimi janë thelbësorë”: Michel deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin - NACIONALE

“Deeskalimi dhe normalizimi janë thelbësorë”: Michel deklarohet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është deklaruar përmes një cicërime në “X” rreth takimeve ndaraz që liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së kanë pasur në margjinat e samiti të KE-së me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Michel shkroi pas takimit se “deeskalimi dhe kthimi në normalizim të marrëdhënieve (ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” është gjë thelbësore.

Me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe kolegët nga BE u takuam me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Deeskalimi dhe kthimi në normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Prej nga Këshilli Evropian që të diskutojnë edhe më tej”, ka shkruar Michell.

Ndonëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar rreth ecurisë së bisedimeve në këtë takim, por çuditshëm Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar në rrjetin e tij në "X" se e "e përgëzoj Kurtin për pranimin e planit të BE-së", siç thotë ai, për të shkruar drejt një "zgjidhje zhbllokuese" drejt Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Lajme të ngjashme