Dedaj i ashpër: Gërvalla nuk e di çka është diplomacia, edhe 100 vjet nuk e bie asnjë njohje
Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, është treguar goxha kritik ndaj Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në një intervistë për Tëvë1, ai ka thënë se ministrja Gërvalla edhe 100 vite po të jetë në këtë funksion, nuk ta bie asnjë njohje.
“Nuk dinë çfarë është diplomacia. Ministren e Jashtme le edhe 100 vjet në këtë ministri nuk ta bie asnjë njohje, veç nëse do dikush me na lanë me zor ndonjë njohje, sa për aftësisë e saj me pru njohje… Nuk di ajo se si arrihet te njohjet”, tha Dedaj.
“Ma shumë ka bë një parti e vogël që e kam drejtuar unë para lufte jashtë, sesa krejt Ministria e Jashtme mas lufte me krejt këto resurse”, tha Dedaj.