Deda: Marrëveshja e arritur në Bruksel mundëson paqe - NACIONALE

Deda: Marrëveshja e arritur në Bruksel mundëson paqe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm që është mbajtur në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiq.

Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se propozimi i BE-së është modeluar sipas marrëveshjes së dy Gjermanive.

Sipas tij është ndërtuar në bazë të parimeve univerzale të së drejtës ndërkombëtare dhe të barazisë ndërmjet shteteve.

Sipas Dedës, Kosovës i jepet mundësia për tejkalimin e vështirësive për anëtarësim në Partneritetin për Paqë të NATO-s, status kandidati në BE dhe anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës.

Ndërsa sipas tij, Serbisë i njihet e drejta e mosnjohjes "de jure" të pavarësisë të Kosovës, por jo edhe mohimi i saj.

Lajme të ngjashme