Deda ia bën “argatin” Abdixhikut dhe Kurtit, kritikon ashpër 6 deputetët e LDK-së që nuk u nënshtruan - NACIONALE

Deda ia bën “argatin” Abdixhikut dhe Kurtit, kritikon ashpër 6 deputetët e LDK-së që nuk u nënshtruan

1 orë më parë

nga NACIONALE

Analisti Ilir Deda po i mbështet kritikat e Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të VV-së ndaj gjashtë deputetëve të LDK-së që nuk iu nënshtruan ujdisë Kurti-Abdixhiku.

Duke injoruar arsyet që ata kanë refuzuar kandidatin konsensual të Kurtit dhe Abdixhikut, ai ka thënë 6-shja e LDK-së nuk e kanë problem Albin Kurtit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se problemi i tyre është kandidati i propozuar për president, Bekim Sejidu.

“Tash po bëhet më e qartë se problemi i gjashtë deputetëve të LDK-së nuk është as Albin Kurti, as LVV por Bekim Sejdiu, sepse si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk e kishte mbivendosë interesin e LDK-së ndaj Kushtetutës. Bekim Sejdiu nuk e rrëzoi Qeverinë Hoti, por rrëzoi fakti se ishte zgjedhur me një votë të pavlefshme. Këtë Kushtetuesja e konstatoi njëzëri. A nuk është bash mbrojtja e Kushtetutës interesi kryesor që një president duhet t'a ketë, pa marr parasysh interesin partiak?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme