Deçanasi e bën tatuazh emrin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës - NACIONALE

Deçanasi e bën tatuazh emrin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Simpatizimi apo militantizimi ndaj partive politike në Kosovë shpesh merr përmasa interesante.

Në dy-tri vitet e fundit kemi parë persona të ndryshëm duke e ilustruar përkrahjen ndaj subjekteve politike dhe liderëve të tyre në forma të pakursyera.

Madje, shumë shpesh nuk është kursyer as trupi, ku portrete të Albin Kurtit, Hashim Thaçit, Vjosa Osmanit janë ekzekutuar në tatuazhe nga simpatizantë të ndryshëm.

Mirëpo, kjo lloj simpatie si duket nuk është i mungon as Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj Lumir Abdixhiku.

Një qytetar nga Deçani e ka bërë tatuazh akronimin e LDK-së dhe emrin e liderit të saj.

I njëjti, ka postuar një fotografi afër Lumir Abdixhikut duke e ekzpozuar edhe tatuazhin.

Lajme të ngjashme