Debat i ashpër, Kica-Xhelili e zë keq Konjufcën: Me mujt me pasë një poligraf
Një përplasje e fortë verbale është zhvilluar mes nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, gjatë një debati në Debat Plus lidhur me krizën politike dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Konjufca tha se Lëvizja Vetëvendosje ka treguar vullnet për të ofruar emra konsensualë, duke përmendur aktivisten Feride Rushiti si një nga propozimet e fundit të partisë së tij.
“Propozimi i fundit i VV-së ishte zonja Feride Rushiti, besoj se edhe kolegët e respektojnë. Këta nuk kishin kurrfarë përgjigje për të, unë lavdatat më të mëdha i kam dëgju prej partive opozitare. Këta kanë bërë fotografi me Feriden duke e livdu aktivitetin e saj.
VV i ka dalë hakut krejt kësaj situate politike, a ti nëse i pyet në studio këta tre kolegët e mi, vec pyeti se qysh do të ishte quajtur presidenti nëse nuk do ta kishte emrin Glauk Konjufca. Abdixhiku kish mujt me thanë në takim Vjosa Osmani, nuk ka thanë. Bedri Hamza nuk ka përmend asnjë emër”, tha Konjufca.
Deklaratat e tij u kundërshtuan ashpër nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila akuzoi Konjufcën për mungesë sinqeriteti dhe përpjekje për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Veç me mujt me pasë një poligraf për Glaukun, edhe me mujt me tregu sa jo i sinqertë je, s’kisha dashtë tjetër. Kush është personi i parë që ka thënë mund të shkojmë në zgjedhje sërish, Albin Kurti. Mos më ndërprej, nuk të ndërpreva. Supozo që unë kam mu përgjigj, është pyetje retorike. Kush është personi që ka thënë nëse nuk marrim 80 deputetë kemi me shku në zgjedhje prap, Glauk të lutem, mos u bo kishe po beson që Kushtetuesja ka thënë patjetër duhet me ua votu kuorumin, ku bre shkrun najsen? Pikërisht në vendim thuhet se nuk e ki kurrfarë obligimi me determine qysh sillet deputeti.
Glauk, kur the, pse me të tregu unë ty kon me propozu unë. Nuk e kam ndërmend me mbifolë në Glaukun, çka po të pengon që po flas unë? Vet keni thanë s’e dojmë Vjosa Osmani, nuk ka qenë kurrë alternativë e juaja. A po të pengoj që jam gru sonte, e jeni msu me na ndërpre a çka është problem, nuk ja bone bash qeshtu. Nuk është në rregull me më ndërpre 10 herë”, deklaroi Kica-Xhelili.