David Cameron sot në Shqipëri - NACIONALE

David Cameron sot në Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, viziton sot Shqipërinë.

Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me ministrin e Jashtëm Igli Hasani, me të cilin do të ketë një konferencë për media.

Për ta pritur zyrtarin e lartë britanik, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është stolisur me flamuj britanikë dhe shqiptarë, ndërsa në ndërtesën e Universitetit Politeknik është vendosur një banderolë ku shkruhet “Mirë se vini zotëri Cameron”.

Në një deklaratë për mediat britanike para mbërritjes në Shqipëri, Cameron kishte thënë se partneriteti i Britanisë me Shqipërinë po jep rezultat sa i përket luftës kundër migracionit të paligjshëm, që shënoi rënie për 90 % në vitin 2023./rel/

Lajme të ngjashme