Dauti pyet: Pse tash në skenë ka shqiptarë që i përkrahin kërkesat antishqiptare?
Publicisti, Daut Dauti, ka reaguar ndaj kërkesave të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, për themelimin e Asociacionit nga Kosova.
Dauti në Facebook ka pyetur se pse bëhen kërkesa vetëm ndaj shqiptarëv që sulmohen nga çdokush dhe nuk bëhen kërkesa ndaj Serbisë që shkakton gjenocid.
Pyetja tjetër e Dautit është se pse ka shqiptarë në skenë që përkrahin kërkesat antishqiptare.
“Pse gjithmone ka kerkesa vetem ndaj shqiptareve, te cilet vazhdimisht sulmohen nga çdokush dhe pse nuk ka kerkesa ndaj Serbise edhe kur ajo shkakton gjenocid? Mbi te gjitha, pse tash ne skene ka shqiptare te cilet i perkrahin kerkesat antishqiptare? PSE?” – ka shkruar ai në Facebook.
Reagimi i tij ka të bëjë pas publikimit të shkrimit autorial të Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor me titull “Është koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
