Daut Haradinaj takohet me bashkatdhetarët në Zvicër: Kosovën e bëjmë bashkë fituese
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është takur sot me bashkatdhetarët në Bazel të Zvicrës.
Haradinaj ka thënë se sa herë që takohet me bashkatdhetarët sheh shpresën e tyre për Kosovës.
Ai tutje ka deklaruar se “Kosovën e bëjmë bashkë fituese”.
Postimi i plotë:
Në takim të përzemërt sot me mërgatën tonë në Bazel të Zvicrës. Saherë që takohem me bashkatdhetarët tonë shoh shpresën e tyre për Kosovën dhe punën e tyre të palodhshme aty ku jetojnë, duke qenë të devotshëm për dy shtete, neve na motivojnë e bëjnë krenarë.
Falënderim e mirënjohje strukturave të reja të zgjedhura të nëndegës së Aleancës në Bazel dhe Baseland, Kryetarit Asman Krasniqi, nënkryetarit Fatmir Hylaj, Sekretarit Haki Sutaj, Arkatarit Florim Hylaj, dhe anëtarëve të kryesisë së zgjedhur; Hysen Sylaj, Dukagjin Ademaj, Halil Shabanaj, Nimon Mushkolaj, Visar Selmanaj, Alban Nimonaj dhe Shpëtim Braha.
Kosovën e bëjmë bashkë fituese, përtej fjalëve, por më punën tonë dhe mbajtjen e lidhjeve të forta me zemrën e Kosovës, mërgatën e saj.
100 herë faleminderit për besimin tuaj në vizionin tonë!