Daut Haradinaj për 23 vjetorin e Policisë: Duhet urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit - NACIONALE

Daut Haradinaj për 23 vjetorin e Policisë: Duhet urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në 23 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, ka kërkuar që të krijohet Policia e Kryeqytetit.

Haradinaj thotë së nëse Prishtina ka policinë e saj, do të kishte me të lehtë kontrollimin dhe organizimin më të mirë të jetës së përditshme.

Shkrimi i plotë i tij:

Për një kryeqytet të sigurtë, do të duhej urgjentisht të krijohet Policia e Kryeqytetit, që edhe ashtu e garanton Ligji për Kryeqytetin.

Duke e pasur policinë e saj, Prishtina do të kishte kontroll e rrjedhimisht edhe organizim më të mirë të jetës së përditshme, duke ndikuar në rritjen e sigurisë, përmes parandalimit të krimit dhe rregullimit të trafikut.

Respekt dhe mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e policisë që i shërbejnë me nder Kosovës!

Lavdi të rënëve në krye të detyrës!

Lajme të ngjashme