Daut Haradinaj nga Zvicra: Aleanca po rritët e zgjerohet me ritëm të shpejtë - NACIONALE

Daut Haradinaj nga Zvicra: Aleanca po rritët e zgjerohet me ritëm të shpejtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti po rritet e zgjerohet me ritëm të shpejtë.

Haradinaj ka njoftuar se sot kanë mbajtur takim me një nëndegë të madhe në Fribourg të Zvicrës.

Ai tutje ka thënë se mërgata e ka kuptuar saktë që Kosova nuk është produkt fjalësh e premtimesh, por që Kosova është produkt i punës dhe angazhimit.

Postimi i plotë:

Aleanca po rritet e zgjerohet me ritëm të shpejtë, sonte edhe me një nëndegë të madhe nga shqiptarët tanë të jashtëzakonshëm në Fribourg të Zvicrës.

Është kënaqësi por më shumë dhe krenari të ndodhem sonte mes mërgatës tonë kampione të sukseseve dhe qytetarëve model kosovaro-zvicëran, që përpos që janë vlerë e madhe e vendit ku jetojnë, janë padyshim bijtë e bijat e Kosovës që janë aty për atdheun e tyre në çdo kohë.

Mërgata jonë e ka kuptuar saktë që Kosova nuk është produkt fjalësh e premtimesh, por që Kosova është produkt i punës dhe angazhimit, andaj janë sot kaq shumë këtu në mbështetje të Aleancës për Kosovën Fituese. Mërgata jonë e din saktë që janë pjesë e pashmangshme e vendimarrjes dhe që duhet të rreshtohen drejtë, për të mirën e përbashkët.

Falënderim e mirënjohje për Kryetarin e sapozgjedhur të Nëndegës në Fribourg, Valdrin Hasanaj, nënkryetarëve, Lulzim Bajraktari, Yll Kelmendi dhe Albert Muçaj, sekretarit Besnik Makshana, arkatarit Arsim Lekaj dhe organet tjera të nëndegës.

Duke ju uruar punë të mbarë e suksese të mëtejmë, i presim në Kosovë jo vetëm më 9 shkurt, por sa herë që kanë nevojë për atdheun e tyre.

Lajme të ngjashme