Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës - NACIONALE

Daut Haradinaj kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka: Vrasja e tyre është pikënisja e çlirimit të Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në përvjetorin e rënies.

Ai ka vlerësuar se vrasja e tyre ka qenë pikënisja e çlirimit të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se me krenari gjatë luftës e ka udhëhequr Brigadën 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”.

“3 ranë për t’u ngritur mijëra. Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, janë pikënisja e çlirimit dhe fillimi i fundit të Jugosllavise në Kosovë. Me krenari kam udhëhequr Brigaden 131 me emrin e heroit “Jusuf Gërvalla”, me krenari sot kujtojmë kontributin e tyre të pashoq për kombin tonë, 43 vjet pas përjetësimit të tyre! Nën siglen 131 dhanë jetën 300 dëshmorë dhe mbetën qindra invalidë. Përjetësisht respekt për sakrificën tonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme