Daut Haradinaj: Deputetët sot ta dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë
Ish-deputeti e zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë thirrje te deputetët që të votojnë rezolutën rreth kushteve të Policisë së Kosovës.
Ai ka deklaruar se shteti nuk duhet t’i lë policët në dyert e diskotekave, për një kafshatë buke.
Postimi:
Sot, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të dëshmojnë që janë vërtetë në anën e Policisë së Kosovës duke plotësuar kushtet për ta.
Ata që na nderojnë e na bëjnë krenarë e besa edhe e rrezikojnë jetën në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe ligjit, s'duhet lënë në mëshirën e fatit, s'duhet lënë dyerve të diskotekave për një kafshatë buke.
Si kurrë më parë të jeni unik për policinë që e kemi!