"Databazë për dhunuesit" - gruaja që po i ofron ndihmë shtetit
Është ofruar vullnetarisht zhvillimi i një databaze e cila do të ofronte informata të përdhunuesve të mundshëm në bazë komunë/lagje.
Zana Tabaku, vullnetare për ta bërë të mundur këtë, është një grua e cila punon në një kompani për zhvillim të aplikacioneve.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se në vendet e zhvilluara ekzistojnë databaza të ndryshme me emrat dhe lokacionet e personave të tillë.
Bashkë me ekipin e saj, Tabaku tha se është e gatshme ta realizojnë një databazë të tillë.