“Dashuri për interes, pazare dhe tendere”: Aktivistët e VV-së me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje - Qendra Prishtinë kanë zhvilluar një aksion simbolik politik për Shën Valentinin.
Përmes këtij aksioni, aktivistët e VV-së kanë sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
“Sot, aktivistët e RVV-së në Prishtinë shënuan ditën e dashurisë përmes një aksioni simbolik për “dashurinë” e vazhdueshme mes LDK DHE PDK.
LDK dhe PDK si çdoherë i ka bërë bashkë interesi individual e edhe ndarjet e qarjet asnjëherë si kanë pasur për qytetarët apo publiken por vetëm për interesat e tyre të ngushta personale”, thuhet në njoftimin e Qendrës Prishtinë.
“Dashuria dhe lidhja e tyre vazhdon të jetë vetëm për pazare, tendere e mashtrime.
Interesi i bëri bashkë, interesi i ndau. Cikël i vazhdueshëm mes tyre”, thuhej tutje.