DASH shpreson në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse
Pas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për për dokumentet, e cila iu lejon kosovarëve që të hynë në Serbi me letërnjoftimi, është deklaruar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas reagimit të tyre, SHBA-të besojnë se përmes dialogut të dy vendet do të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rezultojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zhbllokimin e të ardhmes së tyre evropiane.
“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thuhet në një përgjigje të DASH për Express.
Më tej, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se dialogu ka pasur një ndikim të rëndësishëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tyre, deri në fund të muajit do të gjejnë mënyrën për të vazhduar dialogun në mënyrë paqësore, bazuar në përkushtimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore”, ka thënë zëdhënësi i DASH-it.