DASh: Qeveria e Kosovës “relativisht e pasuksesshme” në luftim të korrupsionit
Në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve të Huaja” në Kosovës, në kapitullin për “Korrupsionin” shkruhet se ndonëse në vend ka “legjislacion të fortë për luftim të korrupsionit” qeveria kosovare në këtë betejë ka qenë “relativisht e pasuksesshme”.
“Kosova ka miratuar legjislacion të fortë për të luftuar korrupsionin, por qeveria mbetet relativisht e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, burgosur dhe konfiskuar pasuritë e individëve të korruptuar. Qeveria ka miratuar masa të tjera për të trajtuar korrupsionin, duke përfshirë një kërkesë për të kryer të gjitha prokurimet publike në mënyrë elektronike dhe për të publikuar emrat e fituesve të kontratave. Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Zyra e Auditorit të Përgjithshëm janë agjencitë qeveritare të mandatuara për të luftuar korrupsionin”, thuhet në raport.