DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve - NACIONALE

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

2 orë më parë

nga NACIONALE

ShBA-ja në shtator të vitit 2025 e kishte pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, pas veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë Kurti. Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theksuar se ato përfshijnë edhe përmbushjen e zotimeve të Prishtinës ndaj pakicës serbe.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), në një prononcim për REL, ka thënë se Dialogu Strategjik u pezullua në shtator të vitit 2025, “për një periudhë të pacaktuar”, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Duhet theksuar se sot, ShBA-ja nis Dialogun Strategjik me Serbinë.

Duhet theksuar se, në janar të këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se një nga kërkesat e paraqitura nga SHBA-ja për fillimin e Dialogut Strategjik me Serbinë lidhet me sektorin e energjisë.

Serbia, ndërkohë, pranoi bashkëpunimin me SHBA-në për gazin e lëngshëm natyror dhe diversifikimin e furnizimit me gaz.

Përderisa Serbia afrohet gjithnjë e më shumë me SHBA-në, Kosova, e udhëhequr nga Kurti, është gjithnjë e më larg partneritetit me amerikanët, jo vetëm në politikë, por edhe në fushën e ekonomisë.

Lajme të ngjashme