Dardan Molliqaj: Borrell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit - NACIONALE

Dardan Molliqaj: Borrell nxori dy gënjeshtrat e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molloqaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel i ka nxjerrur dy gënjeshtra kryeministrit Albin Kurti.

“Së pari na u tha që është propozim franko-gjerman, e që nuk qenka. Së dyti na u tha që Serbia e refuzoi, e që nuk e paska bërë. Por përtej ndershmërisë e sinqeritetit, çka fshihet prapa këtyre mashtrimeve të opinionit?”, pyet Molliqaj.

Sipas Molliqajt, Kurti nuk është i gatshëm t’i thotë gjërat qartë dhe drejtë.

“Tërë ato obstruksione me targa, qortime e kërcënime fshehin një pranim që nuk është i gatshëm ta thotë shkoqitur, qartë e drejt. A aq i rëndë na qenka ky kompromis?”, vazhdon të pyet ish-sekretari organizativ i VV-së.

Për opozitarin Molliqaj, Kurti është në një situatë të “parehatshme”.

“Tash, ne pak dimë për propozimin apo mbështetjen franko-gjermane, por reagimet e veprimet e Kurtit vijnë nga një parehati. Sepse është i vetëdijshëm që strategjizmat e tij kanë limite, por edhe dëme”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të ngjashme