Dardan Islami: Oportunistët në VV janë më të rrezikshëm se enveristët e talibanistët - NACIONALE

Dardan Islami: Oportunistët në VV janë më të rrezikshëm se enveristët e talibanistët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Dardan Islami, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka qenë mjaft kritik me personat të cilët iu kanë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje pasi kanë qenë më parë pjesë edhe të partive tjera.

Duke i quajtur oportunistë, Islami thotë se këtë janë më të “rrezikshëm” se, siç i emërton ai, enveristët dhe talibanistat brenda VV-së.

Nuk janë as Enveristat e as Talibanat të rrezikshëm në VV, sa janë të rrezikshëm ata oportunistat që nuk janë as Enverista as Talibana, por janë kurgjo hiqa. Unë njof shumë të tillë që vrapojnë si të verbër me shpresë se po e permirsojnë biografinë e tyre të mutit! Hallall atyne që kanë qenë VV nga fillimi pamvarsisht sa pajtohem me ta, por shumica tjetër i kanë minimum nga 2 libreza te partive që kanë qenë më parë në pushtet, e sot jane bo haxhi rrota, bajagi kundër korrupcionit, vetë nonat hajdukica i kanë!” – shprehet Islami.

Lajme të ngjashme