Dardan Islami kujton një takim me Mbretin Charles III: U emocionua kur e falenderova për ndihmën
Analisti Dardan Islami ka kujtuar një takim të tij, me tashmë Mbretin Charles III të Britanisë së Madhe.
Islami përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se Charles, atëherë princ, e kishte falenderuar për ndihmën që populli britanik ia dha Kosovës.
“Unë i tregova se isha pjesëtar i UÇK-së dhe se isha dëshmitar i ngjarjeve të qershorit të vitit 1999, atëherë kur ushtria britanike po hynte dhe po e merrte në kontroll Prishtinë. Ia përkujtova se uhstrisë që fitojnë zemrat dhe mendjet e popullit, do të fitojnë çdo betejë”, ka thënë ai.
Mbreti Charles, sipas Islamit, ishte emocionuar nga këto fjalë.
Charles nga dje ka marrë titullin Mbret, pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta II.
Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96 vjeçare, pas 70 vitesh si monarke.