Dardan Gashi me parashikim: Kurti dhe Sveçla do të përfundojnë në Listë të Zezë amerikane - NACIONALE

Dardan Gashi me parashikim: Kurti dhe Sveçla do të përfundojnë në Listë të Zezë amerikane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla “do të përfundojnë në Listë të Zezë” të ShBA-së, beson analisti politik në Debat Plus, Dardan Gashi, duke komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe plasaritjen e thellë të raporteve Kosovë-ShBA.

Mendoj prej Sveçlës dhe Kurti kanë me mbërri në situatën e Vulinit dhe Sali Berishës… Sveçla po bën diçka që askush nuk bën përveç Vulinit. Me shku pa leje të prokurorit me hi në bastisje, nuk ndodh në një shtet demokratik. Ai hyn në bastisje me polici pa leje të prokurorit. Amerika na e ka ndërtu policinë që është më e mira në rajon. Këta po e prishin çdo gjë që janë duke e maru në këtë vend, po na prishin me aleatin tonë, këta nuk e kanë ndërtu këtë shtet por me prishë, pa Amerikën nuk mundemi me ekzistu”, tha ai

Lajme të ngjashme