"Hap në drejtimin e duhur", Cramon mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes KEDS-Elektroserver
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës komerciale mes Kompanisë energjetike të Kosovës, KEDS, dhe kompanisë Elektrosever.
Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, Cramon e ka cilësuar arritjen e marrëveshjes "hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull".
Postimi:
“Lajm i mirë për të parë nënshkrimin e kontratës për energjinë ndërmjet KEDS dhe Elektrosever. Ky është një hap në drejtimin e duhur drejt zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të mbetura pezull, në mënyrë që më në fund të kemi normalizim të plotë mes Kosovës dhe Serbisë! Integrimi në BE është qëllimi ynë i përbashkët”
Great news to see the signing of energy contract between KEDS & Elektrosever.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) December 9, 2023
This is a step in the right direction to full implementation of all pending agreements in order to finally have full normalization between #Kosovo 🇽🇰 and #Serbia 🇷🇸!
EU Integration is our joint goal. https://t.co/pIDiP7e6yS