Danimarka do të ndajë edhe 110 milionë euro për Ukrainën
Danimarka do ta rrisë ndihmën e saj financiare për Ukrainën për 110 milionë euro në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve, që do të mbahet në Kopenhagë, tha të enjten kryeministrja e vendit të vogël evropian, Mette Frederiksen.
Ukraina ka marrë ndihma të mëdha ushtarake e financiare edhe nga vende të tjera evropiane. Përpos ndihmave financiare e ushtarake, Britania e Madhe edhe ka trajnuar ushtarë ukrainas.