Dalja në tregun e lirë të energjisë: Edhe një biznes fiton rastin në Komerciale kundër ZRrE-së - NACIONALE

Dalja në tregun e lirë të energjisë: Edhe një biznes fiton rastin në Komerciale kundër ZRrE-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar për aktgjykimin e tretë të Gjykatës Komerciale, përmes të cilit anulohet vendimi i ZRrE-së për dalje në tregun e lirë të energjisë.

Sipas Odës Ekonomike, me këtë vendim, “u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës”.

Njoftimi i plotë:

Vazhdon anulimi i vendimeve të ZRRE nga Gjykata Komerciale me arsyetimin se Bizneset kanë pasur të drejtë

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktgjykimin e tretë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë. Ky zhvillim konfirmon qartë se bizneset kishin të drejtë kur ngritën zërin kundër padrejtësive të ZRrE-së.

Me vendimin e parë të Gjykatës komerciale u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës.

Konsiderojmë se tanimë ka mjaftueshem fakte që ZRRE të reflektoj dhe me këtë bëjmë thirrje ZRrE-së që ta pezullojë menjëherë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të rënda për biznesin, sidomos ndikimin negativ në konkurrueshmërinë e tregut, sepse tanimë ka biznese që ndikohen nga njoftimi, por që nuk kanë vendim nga Gjykata Komerciale e Kosovës.

Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të dëmtuara nga ky vendim të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Për ata që kanë nevojë për asistencë juridike, OEK ka themeluar një ekip juristësh i cili po ndihmon bizneset e prekura nga vendimi i ZRRE në përpilimin e akteve juridike kundër njoftimit të ZRrE-së.

Lajme të ngjashme