Dalipi i del krah Bislimit pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, akuzon mediat për 'skenar'
Pas intervistimit të Besnik Bislimit nga Prokuroria Speciale në cilësi të dëshmitarit për rastin “Peci” ka reaguar edhe Shefi i Kabinitetit të Zyrës së Kryeministrit duke mohuar çfarëdo vepre penale në rastin Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.
Dalipi pretendon se ishte një “skenar i përgatitur nga disa medie” për të prodhuar “skandale artificiale” – por, harron kontratën për atë fabrikë me një milion shkeljesh ligjore që është bërë publike.
“Kjo nuk po duket thjesht si një hetim apo një intervistë dëshmitari, por si një skenar i përgatitur për disa media, i cili përdor institucionet e drejtësisë si platformë për të prodhuar “skandale” artificiale, me qëllim të goditjes politike të Qeverisë Kurti”, shkroi Dalipi.