Dalin pamjet: Prokurorët në Prizren takohen me të pandehurin e konsumojnë alkool në orar të punës - NACIONALE

Dalin pamjet: Prokurorët në Prizren takohen me të pandehurin e konsumojnë alkool në orar të punës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamje ku prokurorët në Prokurorinë Themelore në Prizren shihen duke pirë alkool në orar të punës.

Sipas mediumit, pamjet e datës nëntë korrik, tregojnë prokurorin Genc Nixha në orar duke konsumuar birrë.

“Nixha: Axha i madh që është në Prizren, baba i këtij arkitektit (nuk kuptohet), tash po shkon me apliku për më marrë.” – dëgjohet duke thënë ai.

Sipas mediumit, burime të ndryshme ka treguar se në lokalin “Portal” qëndrojnë prokurorë e gjykatës që konsumojnë alkool e takohet me të pandehur, me të cilët dyshohet se bëjnë pazare.

Gjatë qëndrimit në këtë lokal më nëntë korrik, Nixha është parë me Reshat Tahirin, i dënuar për “Lëndim të rëndë trupor”.

Pas disa minutave, u është bashkuar edhe prokurori Musli Gashi.

Të njëjtit, kanë konsumuar alkool.

“Prokurori Gashi: E shesin lopën e shesin shpijën e vijnë sheshit.

Prokurori Nixha: Njëri gabon.

Prokurori Gashi: E gabon. Qysh je?

I dënuari Reshat Tahiri: Mirë, po po nom krejt.

Prokurori Gashi: (nuk kuptohet) Genci është pozitiv, po kaniher kështu shpërthen.

I dënuari Reshat Tahiri: Gutet”.

Lajme të ngjashme