Dalin pamje të reja të granatimit të Urës së Vjetër në Mostar më 1993 - NACIONALE

Dalin pamje të reja të granatimit të Urës së Vjetër në Mostar më 1993

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multi-Etnik nga Mostari ka publikuar një material autentik filmik që përmban pamje ekskluzive të granatimeve dhe rrënimit të Urës së Vjetër në Mostar më 8 dhe 9 nëntor në 1993, të paparë në publik për 30 vitet e fundit.

Siç mund të shihet në video, granatimet e Urës së Vjetër janë filmuar nga ekuipazhi i Ushtrisë Kroate të Bosnjes nga fortifikimet në kullat e kodrës Hum mbi qytetin e Mostarit.

Kamera ndjek vazhdimisht të shtënat e më shumë se 50 raketave të lëshuara nga një tank HVO./Nacionale/

Lajme të ngjashme